Gjata: Pas ngërçit të organeve të drejtësisë qëndron loja e politikës (VIDEO)

Gjata: Pas ngërçit të organeve të drejtësisë qëndron loja e politikës (VIDEO)

Konsitucionalisti Çlirim Gjata shprehet se pas vonesës së ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë qëndron loja e politikës. Në një intervistë në studion e Tema TV, Gjata tha se vetë politika nuk është shumë e interesuar për një drejtësi të pavarur. Gjata solli si shembull vonesën e reagimit të institucionit të akuzës pas publikimit të një përgjimi nga ana e Partisë Demokratike në lidhje me akuzat ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm.

“Po vonohet krijimi i institucioneve, pra njëra varet nga tjetra dhe kështu zinxhiri nuk funksionon. Patjetër them që ka një lojë politike. Sidomos me ngjarjet e fundit, nuk besoj se sot politika është shumë e interesuar për një drejtësi të pavarur. Unë vetëm kaq po ju them. U dha një audio përgjimi dhe kishte pothuajse 18 orë që prokurori nuk veproi fare. Pse, askush nuk dinte çfarë të bënte pa një urdhër, sepse kështu janë ndërtuar situatat. Nuk është se politikës i interesojnë institucione të pavaruar që të kapin ministrin në pikë të mëngjesit nëse ka bërë shkelje”, tha ai.

Gjata theksoi se një situatë e tillë ngërçi që pengon ngritjen e institucioneve të reja, për shkak të reduktimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga procesi i vetingut, është paralajmëruar nga ekspertët gjatë kohës kur diskutohej reforma në drejtësi.

“Sa herë kemi thënë shikoni oponencën profesionale që po ju bëhet. Ne e njohim jurisprudencën. Nuk mund të ndërhysh në mënyrë kaq shokuese në ligje dhe në Kushtetutë. Nuk mund të ndryshosh kaq shumë me një të rënë të lapsit”, tha ai.

Gjata kritikoi kryeprokuroren Arta Marku për lëvizjet në prokurori. Ai solli shembullin e pezullimit të dy prokurorëve Gina dhe Gashi ditën e djeshme.

“Komandohet një dhe jo të hiqen nga puna. Mirë që kryeprokurorja nuk i paska pasur këto kompetenca, atëherë pse i keni mbrojtur deri tani? U bëmë si në kohë të Enverit. Mirë nuk po i internojnë se nuk ka mbetur gjë tjetër”, tha ai.

Intervista e plotë e konsitucionalistit Çlirim Gjata

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy