Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Shkodër ku dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Njësinë Admisnitrative Dajç ku një person i identifikuar si shtetasi Miklovana Parubi 33-vjeç, ka hapur zjarr në një lokal duke u marrë jetën 2 personave.
Policia njofton se viktimat janë shtetasit Arjet Saiti 42-vjeç si dhe Gacalin Kopshti 30-vjeç. Sakaq katër të plagosurit janë transportuar menjere në Spitalin rajonal të Shkodrës ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekwsore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një lojw pokeri.
Pas humbjes së lojës autori i ngjarjes është konfliktuar me miqtë e tij dhe më pas ka përdorur ndaj tyre armën e zjarrit. Mikolvan Parubi njihet nga banorët e zonës si përdorues i lëndëve narkotike dhe person me problem emocionale.
Pas krimit të dyshfitë 33-vjeçari është larguar nga vendgjarja. Ndërsa Policia e Shkodërs në bashkëpunim me forcat e FNSH kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnw krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.



