Gjinishi: Bektashizmi s’është sekt shqiptar. Ideja e Ramës, do godasë së pari bektashinjtë

Gjinishi: Bektashizmi s’është sekt shqiptar. Ideja e Ramës, do godasë së pari bektashinjtë

Teologu dhe pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi, shprehet kundër idesë e hedhur për krijimin e një shteti bektashi brenda Tiranës.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, Gjinishi tha se bektashizmi nuk është baza e themelimit të nacionalizmit shqiptar.

Bektashizmi nuk është sekt shqiptar, është krijuar nga Haxhi Bektash Veliu i lindur në Iran, i cili ishte njeri i vetëm, kalonte në meditim, por njeriu që krijoi urdhrin është Hadër Lala Baba, i cili ishte i martuar.

Rama bën gabimin e madh, kur thotë pasuri e madhe kombëtare. Nuk më pëlqen ideja që fragmentarizojnë fenë.

Kryegjyshatë u quajt në vitin 1926 nga Zogu. Kur u quajt Kryegjyshatë, Ataturku tërhoqi ambasadorin. Pas Kongresit të Lushnjës filloi të ngjizet shteti shqiptar.

Dhe në atë kohë të gjithë komunitetet fetare u legjitimuan.

Ideja që flasim kemi një Kryegjyshatë Botërore është një fiasko.

Kjo nuk e zbeh bektashizmin shqiptar. Se bektashizmi shqiptar, Baba Mondi janë zgjedhje shqiptare.

Ideja e Ramës për të krijuar Kryegjyshatë Botërore do godasë në radhë të parë bektashinjtë.

Politika po e shkatërron komunitetin bektashi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy