Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama, në Selinë e PS me kryesinë e ngushtë dhe të deleguarit drejtues politikë në qarqe.
Në mbledhje shefi i qeverisë u ka dhënë ultimatum të vetëve që të punohet fort dhe në zgjedhjet e ardhshme të fitohen 74 mandate. Sa i përket mbledhjet se asamblesë të PS ajo është shtyrë pa fat, ndërsa u kërkoi drejtuesëve një raport për problemet e qarqeve.
“Synojmë 74 mandate. Dilni në terren, mbani kontaktet me elektoratin për të kërkuar një mandat të tretë. FRESSH nis nesër formatimin. Shtyhet pa afat të caktuar. Asambleja e PS-së nuk mblidhet të premten,”- mësohet të jetë shprehur Rama.
Pas ndryshimeve në qeveri dhe të përfaqësuesve në qarqe, Rama ka urdhëruar që nesër të bëhet formatim në FRESH.



