
Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Angli, për shkak të thatësirës së madhe në shumë zona, përfshirë kryeqytetin Londër, pas muajsh reshjesh të ulëta dhe temperaturave të larta rekord.
Sipas deklaratës së lëshuar nga Grupi Kombëtar i Thatësirës, organi që monitoron rezervat ujore, shumë pjesë të Anglisë jugperëndimore, jugore, qendrore dhe lindore janë prekur nga gjendja alarmante, e cila kërkon forma të reja racionimi.
Gjendja e jashtëzakonshme në Angli, u shpall për herë të fundit në vitin 2018.
Ne i nxisim të gjithë që të menaxhojnë me kujdes sasinë e ujit që përdorin gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të thatë.
Kështu tha presidenti i Grupit Kombëtar të Thatësirës, Harvey Bradshaw.
Kompanitë e ujësjellësit ishin përgatitur prej ditësh për masa të jashtëzakonshme dhe disa ishin futur në zbatim.



