
Aeroporti “Nënë Tereza” ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë që udhëtojnë drejt Holandës.
Me anë të një njoftimi për mediat, Tirana International Airport bën me dije se nga sot të gjithë pasagjerët shqiptarë që udhëtojnë drejt Hollandës duhet të plotësojnë tre kushte: të jenë të vaksinuar, të paraqesin një test PCR dhe të plotësojnë formularin.
Njoftimi
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës
Të gjithë pasagjerët shqiptarë që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Hollandës duhet të plotësojnë këto tre kushte:
Të jenë të vaksinuar me një nga këto vaksina
-Astra Zeneca
-Pfizer
-Johnson & Johnson
-Moderna
-Serume Institute of India
-Sinopharm BIBP
-Sinovac
Të paraqesin një test PCR ose antigen të shpejtë
Personat e vaksinuar duhet të plotësojnë formularin në linkun e mëposhtëm:
https://www.government.nl/…/vaccine-declaration-covid-19
Faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport



