Ndërtime në Parkun e Drilonit?/ Ziko: Nuk bëhet fjalë për ndërtime pa leje, do bëhet rigjenerimi i parkut dhe dyfishimi i sipërfaqes së vizitueshme (VIDEO)

Ndërtime në Parkun e Drilonit?/ Ziko: Nuk bëhet fjalë për ndërtime pa leje, do bëhet rigjenerimi i parkut dhe dyfishimi i sipërfaqes së vizitueshme (VIDEO)

Zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Drilonit rrezikon të dëmtohet nga një plan i qeverisë shqiptare, që parashikon një numër të konsiderueshëm ndërtimesh në hapësirën mes Drilonit dhe fshatit turistik të Tushemishtit.

Një fakt të tillë, e mohon nënkryetari i bashkisë së Pogradecit, Paskalino Zyko i cili në një komunikim me “MCN live”, thotë se nuk behët fjalë për ndërtime pa leje në këtë zonë, porse do të behet rigjenerimi i parkut dhe dyfishimi i sipërfaqes së vizitueshme.

Janë katër projekte që impementohen dhe do ta transformojnë këtë zonë si destinacion të vërtetë turistik.

Sa i përket Parkut të Drilonit, media dhe shoqëria civile do duhej të ishin shqetësuar para se të fillonte ky projekt, pasi parku ishte në degradim e sipër ndër vite.

Projekti konsiston në rehabilitimin e parkut ujor të Drilonit. Ky projekt e rilind parkun, bëhet fjalë për përmirësimin e infrastrukturës së parkut, që ka të bëj me pjesën e eliminimit të ujerave të zeza, eliminimin e ndërtimeve pa leje, pjesën e mbjelljes së bimëve e pemëve aty dhe pjesë tjetër të infrastrukturës ndriçim apo mobili urban por nuk ka të bëj më ndërtime në parkun e Drilonit. Aty nuk ka të bëj me ndërtime pa leje, por bëhet rigjenerimi i parkut pasi ka qenë i degraduar dhe dyfishimi i sipërfaqes së vizitueshme nga vizitorët.

Pra ai do të jetë sërish një park, por me shumë herë më parametra më të mëdha sesa ka keq, pra nuk bëhet fjalë për ndërtime pa leje. Është projekt që transformon këtë park.

Projekti është shumë miqësor me mjedisin dhe në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy