Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të vendosë më 27 dhjetor nëse do të shpërndajë parlamentin për të hapur rrugën drejt zgjedhjeve të reja, pasi kancelari Olaf Scholz humbi votën e besimit.
Njoftimi u dha me anë të një postimi në faqen e Presidencës të premten.

Të hënën, Scholz humbi votën e besimit në Bundestag, i cili është një parakusht për shpërndarjen e parakohshme të parlamentit nga Presidenti.
Partitë synojnë të mbajnë zgjedhje të reja më 23 shkurt. Ndërkohë zgjedhjet e rregullta në Gjermani duhet të mbaheshin më 28 shtator.
Kristian Demokratët e liderit të opozitës Friedrich Merz janë shumë përpara në të gjitha sondazhet.



