“Rusia po planifikon masa për t’iu kundërvënë kërcënimit serioz të paraqitur nga NATO i konsideruar ‘de facto’ plotësisht i përfshirë në konfliktin rreth Ukrainës", tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencitë ruse.

Ne jemi të detyruar të analizojmë me shumë kujdes vendimet që u morën dje në samitin e Uashingtonit, diskutimet që u zhvilluan dhe të analizojmë me shumë kujdes tekstin e deklaratës që u miratua.
Ky është një kërcënim shumë serioz për sigurinë kombëtare dhe do të na detyrojnë të marrim masa të koordinuara dhe efektive për të frenuar NATO-n.
Megjithatë, zëdhënësi i presidentit rus nuk specifikoi se kur do të ndërmerren këto “masa” dhe se cila do të jetë natyra e tyre.



