Në studion e MCN TV, mikrobiologu Eldores Sula shpjegoi karakteristikat e hantavirusit dhe ndryshimet me gripin e zakonshëm apo koronaviruset.
Gripi është virus tjetër, edhe koronavirusi është virus tjetër. Të tre kanë një të përbashkët.
Është virus respirator. Nuk e bën efektin në veshka, por në mushkëri. Çon ën gjakderdhje dhe mbushjen e mushkërive me fluid. Infektohesh përmes kontaktit me brejtës, minjtë. Virusi nuk ka impakt te minjtë, por ata e sekretojnë virusin në mjedis.
Lidhur me rrugët e transmetimit, Sula tha se mund të kalojë nga njeriu te njeriu në disa kushte specifike.
Ka gjasa që të transmetohet nga njeriu te njeriu. Hantavirusi i Andeve e ka këtë mundësi, por në kontakt shumë të afërt. Në anije u transmetua sepse pacientët kanë qenë të mbyllur në një anije për një kohë të gjatë.
Megjithatë, sipas Sulës, rreziku i një pandemie nuk ekziston.
Nuk shoh rrezik pandemik, sepse ka mundësi të marrësh masa. Nuk ka vend për panik.
Ai tha se simptomat u ngjajnë atyre të gripit të zakonshëm në ditët e para të shfaqjes.
Hantavirusi fillon si gripi ose Covid. Është virus respirator. Nis me dhimbje koke, me temperaturë. Mund të progresojë te individë me imunitet të dobët deri në nevojë për trajtim spitalor. Ka teste gjenetike që bëhen, si PCR.
Nuk ka një kurë specifike. Është një antiviral, Ribavirin, që duhet përdorur në fazën e hershme të përdorimit. Duhet marrë me miratimin e mjekut infeksionist.
Hantavirusi që prek veshkat shkon në 10-15% vdekshmëri.



