SHBA, republikanët kundërshtojnë shtyrjen e zgjedhjeve

SHBA, republikanët kundërshtojnë shtyrjen e zgjedhjeve

Sugjerimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për të shtyrë zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor është kundërshtuar nga disa republikanë amerikanë.

Lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell si dhe lideri i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, kanë hedhur poshtë këtë ide.

“Kurrë në historinë e këtij shteti, nëpër luftëra, depresione dhe luftë civile, nuk jemi përballur me mosmbajtje të zgjedhjeve me kohë. Ne do ta gjejmë një mënyrë për ta bërë këtë gjë më 3 nëntor të këtij viti”, ka thënë McConnell. 

Aleati i Trumpit, senatori Lindsay Graham ka thënë se shtyrja e këtij procesi, “nuk është ide e mirë”. Presidenti Trump nuk ka autoritet për të shtyrë zgjedhjet dhe secili veprim i tillë do të duhet të miratohet fillimisht në Kongres. Më herët gjatë ditës, presidenti amerikan ka sugjeruar se numri në rritje i votave me postë mund të ndikojë në mashtrime dhe rezultate të pasakta.

Ai ka thënë se procesi zgjedhor duhet të shtyhet derisa njerëzit të votojnë në “mënyrë të duhur dhe të sigurt”. Megjithatë, ekzistojnë pak të dhëna që mbështesin pretendimet e Trumpit. Disa shtete amerikane kanë thënë se synojnë në organizojnë votimet me postë për shkak të shqetësimeve të sigurisë pas përhapjes së koronavirusit të ri. Sfiduesi i Trumpit në zgjedhjet e nëntorit është kandidati i Partisë Demokratike, Joe Biden.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy