Tërmeti shemb jetimoren në Siri, humb jetën një fëmijë, plagosen 5 të tjerë

Tërmeti shemb jetimoren në Siri, humb jetën një fëmijë, plagosen 5 të tjerë

Një jetimore në Sarmata të Sirisë, u shemb pas tërmetit të fuqishëm që goditi zonën kufitare me Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkatërruar mijëra ndërtesa.

Si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike, një fëmijë humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën.

Një lajm i tillë bëhet i ditur nga zëdhënësi i UNICEF ​​Italia, Andrea Iacomini.

Si UNICEF, shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet që humbën të dashurit në tërmetin shkatërrues që goditi mbi 10 provinca në rajonet juglindore të Turqisë dhe Sirisë veriore dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit.

UNICEF është i gatshëm të mbështesë operacionet emergjente të partnerëve nëse ato do të jenë të nevojshme.

Sipas njoftimeve nga terreni, situata është e rëndë. Jemi pranë fëmijëve dhe familjeve të prekura nga kjo tragjedi.

Nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë mbi 1 mijë persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë mbetën të plagosur, teksa kërkimet në rrënoja vijojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy