Kryetarja e Partisë Demokratike Elly Schlein kritikoi të martën ministrin Francesco Lollobrigida pasi ky i fundit u shpreh se niveli i ulët i lindshmërisë në Itali, nënkupton zëvendësimin etnik të italianëve.
Regjisori Kastriot Çipi theksoi në “Arnautistan” se ka një ndryshim 180 gradë të kursit ndaj emigracionit në Itali dekadat e fundit, gjë që sipas tij shpjegohet me qëllimet e globalistëve për të transformuar demografinë.
Problemi me lindshmërinë e ulët është me italianët dhe ai thoshte fare qartë, nëse e marrim në plan global s’ka pse të ekzistojë ky debat, në Itali s’ka rënie të popullsisë, ka rritje, por nuk vjen si pasojë e rritjes së lindshmërisë, por rritjes së emigracionit. E majta italiane do që ta mbajë nën trysni qeverinë që të hapë portat për emigracionin. Ne si shqiptarë, italianë e njohim pak më shumë se vendet e tjera, e kemi ndjekur dhe mjafton të kuptojmë si ka ndryshuar politika italiane ndaj emigracionit, ka një ndryshim 180 gradë të kursit dhe kjo s’mund të shpjegohet pa një qëllim të globalistëve për të transformuar demografinë e Italisë. Ti thua kam nevojë për fuqi punëtore. Si mund të thuash që ke nevojë për fuqi punëtore kur ke papunësi”.



