Charles III kurorëzohet mbret/ Nikolla: Vërshime njerëzish në rrugët e Londrës. Protestat kanë qenë minimale (VIDEO)

Charles III kurorëzohet mbret/ Nikolla: Vërshime njerëzish në rrugët e Londrës. Protestat kanë qenë minimale (VIDEO)

Pas afro 7 dekadash Mbreti Charles III është kurorëzuar sot si monarku i ri në Britaninë e Madhe. Përfaqësuesi i Diasporës për Shoqërinë e Lirë, Deniel Nikolla, ka sjellë përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me skype detaje nga kurorëzimi. Nikolla bën me dije se protestat kanë qenë minimale përkundër entuziazmit dhe vërshimit të njerëzve në rrugët e Londrës.  

Ka shumë njerëz në rrugët e Londrës. Ka ekrane të mëdha të vendosura për të ndjekur ceremoninë për ata persona që s’kanë mundur të bëhen pjesë e perimetrit ku karroca dhe mbreti do kalojë. Ceremonia ka nisur që prej orës 10:00, proceset e ndryshme, por ceremonia zyrtare nisi në 11:00 më pas. Nga Buckingam Palace karroca mbretërore ka marrë mbretin e ri dhe mbretëreshën dhe i ka dërguar drejt Westminister, katedrales së famshme në qendër të Londrës, ku po kryhet ceremonia. Është hera e parë dhe e vetme që mbreti e mban atë kurorë. Është një kurorë shumë e vjetër që i vendoset monarkut vetëm në momentin e kurorëzimit dhe më pas ruhet në vende të tjera.

Masat e sigurisë janë të tepërta. Në pjesë të ndryshme të Londrës ka policë të zakonshëm, pjesë të ndryshme të ushtrisë. Masat e sigurisë janë të angazhuar me familjet mbretërore, liderët botërorë. Ka qenë një situatë e qetë. Perimetri është i madh dhe mund të ketë pasur grumbullime të vogla të personave kundër monarkisë, të cilët kanë shprehur protestën e tyre. Ama në gjykimin tim, kanë qenë minimale në krahasim me entuziazmin dhe numrat e mëdha të njerëzve që kanë vërshuar në rrugët e Londrës. Sot është mix, një pjesë e mirë e njerëzve janë pushim, por ka edhe kompani në fushën e hoteleve, bareve, restoranteve që janë të hapura”.

I pyetur se cila është pesha politike që ka monarku në Britaninë e Madhe, Nikolla shprehet:

Mbreti Charls ka një peshë sinjfikante, shumë të madhe, paçka se shteti drejtohet nga Parlamenti, çdo kryeministër i ri apo person i rëndësishëm i shtetit do bekohet nga mbreti. Pa bekimin e tyre aprovimi i buxheteve, vendosja e personave të ndryshëm në vende të rëndësishme të vendit nuk bëhet. Ka përfaqësimin më të madh shtetëror të Britanisë dhe drejton Commonwealth-in, një nga pikat kryesore të ekonomisë britanike”.

Ai shton se janë minimizuar debatet se Charls do abdikojë që të vijë Williams, duke shtuar se ajo që Elizabeth krijoi me qëndrimin në fron me 70 vite e ka dërguar familjen mbretërore në rang tjetër.

Nikolla tha se i pranishëm në ceremoni është edhe princi Harry.

Media në shumë raste të tjera edhe mund t’i zmadhojë gjërat. Në fund të ditës familja mbretërore ka dinamikat siçdo familje tjetër. Harry ka vendosur të ndjekë një rrugë tjetër. Në familjen mbretërore tentohet të ketë një stabilizim më të madh të marrëdhënieve. Sot Harry është i pranishëm. Një pjesë e mire e britanikëve besojnë te monarkia. Modernizimi e ka afruar edhe me një gjeneratë të re, që mund të pritet të jetë më skeptike në këto tradicione. Kurorëzimi i sotëm do ta forcojë edhe më tej. Ceremonia duhet të mbarojë së shpejti. Mbreti është kurorëzuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy