Azilkërkuesit/ Basha sulmon Ramën, bën thirrje për bashkim të opozitës

Azilkërkuesit/ Basha sulmon Ramën, bën thirrje për bashkim të opozitës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot përmes një statusi në FB për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së.

Sipas tij, shqiptarët ikin duke braktisur vendin, sepse qeveria i dhunon. Ai madje bëri thirrje që të gjithë të bashkohen kundër Ramës.

STATUSI

Pse ikin shqiptarët; për këtë Rama nuk gjen kohë as të pyesë, dhe as të dëgjojë.

Ky është një kryeministër që nuk e bren ndërgjegja asnjë sekondë për faktin se braktisja e vendit është veprim i dëshpëruar nga mungesa e mundësive dhe e shpresës.

Shqiptarët ikin për të shpëtuar veten dhe fëmijët e tyre nga varfëria dhe injoranca; ikin për të shpëtuar nga droga dhe krimi që pasi pushtoi politikën, tani po pushton ekonominë duke u bërë kërcënim për pronën dhe jetën e çdokujt. Shqiptarët ikin nga vendi ku qeveria dhunon në mënyrë sistematike të pamundurit dhe të pambrojturit dhe favorizon e mbështet vetëm kriminelët dhe grabitqarët.

Rama vetë nuk është komentator, ai është në fakt përgjegjësi kryesor për eksodin masiv te shqiptarëve, për krimin e veshur me pushtet dhe për Shqipërinë e mbushur me drogë. Ndaj dita ditës po shtohen raportet dhe vendet europiane që tregojnë atë dhe qeverinë e tij me gisht për kanabizimin dhe kriminalizimin e vendit.

Vetëm të bashkuar dhe të vendosur për tu përballur me të keqen mund ta ndryshojme qeverisjen dhe jetën tonë. Shqipëria ka mundësi të mëdha për të gjithë, nëse qeveriset mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy