Alfio Rrotani rrëfehet për ndarjen nga Fatma: Nuk dua që djali të rritet duke parë gjëra të bëra me sforcim

Alfio Rrotani rrëfehet për ndarjen nga Fatma: Nuk dua që djali të rritet duke parë gjëra të bëra me sforcim

Kuzhinieri Alfio Rrotani thotë se ardhja në jetë e djalit të tij Noah, i ka ndryshuar totalisht jetën dhe se nëse më parë parimet i kishte të ndryshme, tashmë kanë ndryshuar tërësisht.

Në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, ai tha se i biri e shoqëron kudo dhe se nëse nuk qëndron me të 3-4 orë në ditë “çmendet”, ndonëse shpreson që mos të bëhet kuzhinier.

Mjafton babi kuzhinier. Po të kthehesha mbrapsht nuk di nëse do e bëja përsëri.

Kuzhina është një burg modern, je i mbyllur brenda katër mureve dhe nëse nuk punon fort për të arritur diçka pas 20 vitesh, do jesh gjithmonë i mbyllur brenda katër mureve.

Se ka njerëz që nuk ia dalin të jesh shef kuzhine, se në vijim nuk krijon dot familje, nuk ke kohë për veten.

Më tej ai pohoi se është ndarë prej një viti nga nëna e djalit të tij, moderatorja Fatma Methasani.

Për të shoqëruar këtë pohim, Alfio tha se njerëzit siç i njohim sot nuk janë më nesër dhe dikush ndryshon për mirë, e dikush për keq.

Në momentin që nuk përputhen më gjërat është e kotë të tërhiqet zvarrë diçka.

Ndonjëherë mendoj për djalin, se kam parë çifte që rrinë bashkë për të mirën e fëmijës dhe zihen.

Unë nuk dua që djali im të rritet duke parë gjëra që janë të bëra me sforcim. Kemi marrëdhënie shumë të mira me njeri tjetrin, kemi mbetur miq të mirë.

Gjërat që kanë ndodhur i dimë ne, nuk do i flasim. Rëndësi ka që djali jonë të jetë i lumtur dhe të ketë çfarëdo gjëje i duhet për të qenë i lumtur.

Dalim për dreka bashkë, bëjmë ndonjë udhëtim me djalin bashkë, pimë kafen e mëngjesit para se të çojmë djalin në kopsht.

Dhe kështu duhet realisht... Nëse duan të dyja palët çdo gjë rregullohet.

Problemi nuk është se zbehet dashuria, se në fund fare është më me rëndësi respekti se dashuria.

Kur janë ca gjëra që çakordohen dhe krijohen përplasje, është e kotë që të vazhdosh përpara.

I bie sikur je i ndarë dhe të vazhdosh bashkë.

Ndihem i plotësuar, jo 100%, por jam. Kemi qenë shumë të sinqertë me njeri tjetrin, nuk ka lidhje tradhtia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy