Dy ditë më parë me urdhër të SPAK u arrestua një 45-vjeçar nga Kavaja, me dyshimin se përmes rrjeteve sociale nxiste ekstremizmin, bënte thirrje për terrorizëm dhe mbështeste ISIS.
Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë Redion Qirjazi në një lidhje skype me MCN Live është shprehur se aktualisht që flasim niveli i kërcënimit nga terrorizmi në vendin tonë është në nivele të ulëta.
Ai tha se kërcënimi më i madh dhe i mundshëm në këto raporte është ai i ‘ujkut të vetmuar’, ose e thënë ndryshe situatë sigurie komplekse. Sipas tij, dënimi në vendin tonë për të tilla raste është më i rëndë krahasuar me vendet e tjera.
Niveli i kërcënimit terrorist në vendin tonë relativisht mbetet i ulët dhe kjo shihet në realistet dhe raporte zyrtare. Kërcënimi më i madh dhe i mundshëm në këto raporte është ai i ujkut të vetmuar që janë raste pothuajse që në fushën e sigurisë i quajmë situatë sigurie komplekse pothuajse e paparashikueshme. Pra kërcënimi i ujkut të vetmuar është gjithmonë aty por duhet të ngrihet një sistem mbrojtje. Sa i përket gjuhës së urrejtjes ajo që shohim ne është përdorimi i rrjeteve sociale, përdorimi si telegram, facebook, twitter, këto është vënë re se ka pasur një prezencë gjatë gjithë kohës. Personi konkret ka dy vite gjurmim nga janari 2021 dhe uroj që të kenë pasur mjaftueshëm prova, por mund të them se kodi penal i kushtetutës së Shqipërisë në momentin kur këtu kemi pasur një valë të ekstremizmit ka ndryshuar dhe falë këtij kodi janë bërë disa ndryshime dhe ky kod penal i joni që nga neni 230, 234 të gjitha pikat flasin për këtë gjë dhe mund të thuhet se dënimi krahasimisht me vendet e tjera është dhe ndër më të fortët. Ndonjëherë dhe me të drejtë ekspertët kanë kërkuar dallimin e një qëllimi kriminal për të nxitur dhunë dhe ekstreme dhe një qëndrimi radikal që dikush mund të mbajë. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të shohim se si situata do zhvillohet.
Në vijim ai shtoi se këto janë raste tepër individuale ekstremisht të rralla dhe se shpreson që dhe arrestimi në Kavajë të jetë me baza. Ai tha se për të parandaluar të tilla raste duhet një dialog i brendshëm në komunitete fetare.
Ne nuk mund të dënojmë të gjithë vëzhguesit e faqes dhe këto janë ato rastet kur ne marrim flakë si çakmak, prandaj rastet duhet të përqendrohen pikërisht te pika nevralgjike që mund të çojë në sigurinë publike. Ajo që do doja të thoja është nëse ka diçka që mund të bëhet për personin në fjalë është që rasti të procedohet sa më shpejtë sepse është e padrejtë të qëndrojë 3 vite në gjykim. Nga ana tjetër po të shohësh statistikat e dënimeve pesha s’ka anuar nga dënimi. Ka një set gjërash qw mund tw bwhet, qytetarët duhet të fitojnë kretibilitet te institucionet e tyre. Problematikën më të madhe këta persona e kanë pasur te mungesa e dialogut, komunikimi i brendshëm brenda komunitetit të caktuar ideologjik. Njerëz ekstremisht ka dhe do të ketë, por duhet që shoqëria të reagojë. Ka pasur mundësi që dhe vetë komuniteti të reagonte. Ne kemi dhe detyrime civile ndaj vendit ku jetojmë. Duhet pritur shpalosja e të gjitha fakteve për të arritur në gjykim.



