Turqia i thotë "Jo" anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Turqia i thotë "Jo" anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Turqia u ka bërë me dije aleatëve të NATO-s se do të refuzojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancë, tha presidenti turk Tajip Erdogan në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter të enjten.

Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht të mërkurën për t'u bashkuar me NATO-n, një vendim i nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Kundërshtimet e Turqisë kanë ardhur si befasi për anëtarët e tjerë të aleancës. 

"Ne do të vazhdojmë politikën tonë në mënyrë të vendosur. Ne u kemi thënë aleatëve se do t'i themi 'jo' anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO," tha Erdogan.

Presidenti turk tha se Suedia dhe Finlanda strehojnë dhe financojnë "terroristët" dhe i furnizojnë ata me armë, duke përsëritur akuzën e Ankarasë se vendet mbështesin grupet që ajo i konsideron terroriste, përkatësisht grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe YPG-në kurde siriane.

“NATO është një aleancë sigurie dhe ne nuk mund të pranojmë që terroristët të jenë në të”, tha Erdogan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy