Vuçiç: Serbia do të prodhojë vaksinën ruse

Vuçiç: Serbia do të prodhojë vaksinën ruse

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters ka bërë me dije se Serbia do të investojë për të prodhuar brenda vendit vaksinën ruse Sputnik.

Vuçiç theksoi se deri në fund të vitit Serbia synon të prodhojë vaksinën ruse jo vetëm për nevojat e saj, por edhe me qëllimin për ta eksportuar në rajon.

Unë dhe presidenti Putin bëmë një marrëveshje  për të filluar të gjithë procedurën e cila është e komplikuar. Ne do të flasim me ekspertët rusë se si të shpejtojmë të gjitha proceset, për të parë se çfarë na nevojitet, kështu që deri në fund të vitit do të jemi në gjendje të fillojmë prodhimin e vaksinave.

Ne do të dëshironim të prodhonim më shumë për të ndihmuar të gjithë në rajon. Sepse nuk ka kuptim që  ne të vaksinohemi dhe fqinjët tanë jo. Pra, kjo është diçka tjetër që ne synojmë të arrijmë”, u shpreh Vuçiç.

Sipas programit shtetëror të vaksinimit, serbët aktualisht mund të zgjedhin midis vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech, Sinopharm e Kinës ose Sputnik V e Rusisë.

Vuçiç theksoi se qindra mijëra doza të të tre vaksinave pritet të mbërrijnë në vend në javët e ardhshme, përfshirë edhe vaksina të Astra Zeneca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy