Moti gjate pjesës së parë të ditës do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë pjesërisht në Qendër dhe Jug të Shqipërisë.
Ndërsa duke filluar në orët e mesditës dhe në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 16°C.



