Videoja e një gruaje që mban ekuilibrin në mënyrë të përkyer ndërsa rri mbi një pajisje sërfi të lidhur pas skafit po bën xhiron e rrjetit.
Ndërsa rri në këmbë, ajo arrin të marrë një shishe verë nga shoqja në skaf, pi prej saj dhe në një moment bie në ujë.
Por pavarësisht kësaj, shishja e verës për asnjë moment nuk zhytet, pasi ajo e mban dorën jashtë ujit edhe kur rrëzohet.
Pamje janë xhiruar në korrik në Hong-Kong.



