Besimtarët bektashinj në Shqipëri dhe mbarë botën festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar.
Kjo festë simbolizon rinovimin, dritën, dhe fillimin e një cikli të ri jetësor.
Në këtë ditë, besohet se lindi Imam Aliu, një figurë kyçe në besimin bektashian.
Për këtë arsye, besimtarët mblidhen në teqe për t'u lutur dhe për të marrë bekimet e shenjta.
Festimet shoqërohen me gatime tradicionale, ku ndër më të veçantat janë qumështori, ashura, hallva dhe byreku me gjëra të mira, të cilat simbolizojnë begatinë dhe harmoninë.



