Gruaja parashikoi aksidentin në aeroportin e Nju Jorkut: Largohuni, do ndodhë diçka e keqe

Gruaja parashikoi aksidentin në aeroportin e Nju Jorkut: Largohuni, do ndodhë diçka e keqe

Një postim i frikshëm në rrjetet sociale po qarkullon pasi një grua me emrin “iam_thepwr”, në Threads, paralajmëroi për një ngjarje të rëndë në aeroportin LaGuardia, vetëm pak para aksidentit tragjik. 

“JU LUTEM LARGOHUNI NGA AEROPORTI LAGUARDIA!! Diçka e keqe po vjen. Nuk e di kur, por do të ndodh.” shkroi ajo dy ditë më parë, duke ngritur pikëpyetje dhe reagime të shumta pas asaj që ndodhi më pas.

Dhjetëra fluturime drejt dhe nga aeroporti LaGuardia janë anuluar ose vonuar, ndërsa aeroporti po përpiqet të rikuperohet pas përplasjes fatale të një avioni të Air Canada, që detyroi mbylljen e aeroportit.

Aksidenti ndodhi të dielën në mbrëmje, kur një avion u përplas me një zjarrfikëse në pistë, duke shkaktuar vdekjen e pilotit dhe bashkëpilotit, ndërsa rreth 40 persona mbetën të plagosur. Shkaku i ngjarjes pritet të përcaktohet nga autoritetet përkatëse, ndërkohë që hetuesit u vonuan të mbërrinin në vendngjarje për shkak të radhëve të gjata në kontrollin e sigurisë. Ndërkohë, postimi paralajmërues ka shtuar debatet në rrjet për rastësi apo diçka më shumë.

Sipas të dhënave, rreth 16% e nisjeve dhe mbërritjeve u anuluan, ndërsa shumë të tjera u vonuan. Në të njëjtën kohë, radha për kontrollin e sigurisë në Terminalin B arriti mbi 1,000 persona, me pasagjerë që ankoheshin për pritje të gjata dhe situatë kaotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy