Terapitë e zhvillimit te fëmijët/ Shabani: Konsulta me logopedin të bëhet rutinë që në moshën 18 muajsh

Terapitë e zhvillimit te fëmijët/ Shabani: Konsulta me logopedin të bëhet rutinë që në moshën 18 muajsh

Logopedia ndihmon në zhvillimin e komunikimit dhe të gjuhës përmes vlerësimit të personalizuar, ushtrimeve për përmirësimin e shqiptimit, rritjes së fjalorit dhe forcimit të aftësive sociale. 

Këto ndërhyrje i mundësojnë fëmijës një komunikim më efektiv dhe rrisin vetëbesimin e tij.

 

Këtë e thekson logopedja Eva Shabani, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, e cila sugjeron që prindërit ta kthejnë në rutinë konsultën me logopedin që në moshën 18 muajsh, njësoj si vizitat e rregullta te pediatri.

 

Shpesh prindërit paraqiten të frikësuar, duke menduar menjëherë për çrregullime të spektrit të autizmit. Megjithatë, jo çdo vonesë në të folur lidhet me spektrin. 

Është e rëndësishme që çdo shqetësim të ndiqet me vlerësim profesional, pa paragjykime dhe pa panik.

Në rastet kur një fëmijë 2 vjeç nuk shqipton rrokje apo fjalë të thjeshta, prindërit zakonisht shqetësohen në atë moment. Por ndërgjegjësimi dhe konsultimi duhet të ndodhin më herët. 

Prindërit duhet ta krijojnë si kulturë kontrollin te logopedi, ashtu siç bëjnë me pediatrin.

Mosha 18 muajsh konsiderohet ideale për një vlerësim të parë, pasi në këtë fazë fëmija duhet të shfaqë belbëzime kuptimplota, kontakt sy-dorë, reagim ndaj emrit dhe përpjekje për të formuar fjalët e para. 

Rreth moshës 1 vjeç, fëmija nis me fjalë të thjeshta si “mama”, “baba”, “dua”, dhe gradualisht fjalori pasurohet. 

 

Logopedia Shabani  thotë se prindërit duhet të jenë përkushtues ndaj fëmijëve që të ndihmojnë në një komunikim sa më aktive te gjuhës së tyre. 

 

Edhe nëse fillimisht fjalët janë të paqarta apo të belbëzuara, me stimulimin e duhur gjuha zhvillohet.

Prindërit duhet t’i kushtojnë kohë cilësore fëmijës, duke krijuar lojëra imagjinare, duke folur vazhdimisht me të dhe duke e përfshirë në komunikim aktiv.

Sa i përket diagnozës, ajo vendoset vetëm nga një ekip multidisiplinar. 

Vlerësimi i fëmijës përfshin disa specialistë dhe nuk është përgjegjësi e vetme e logopedit. 

Logopedi nuk vendos diagnozë i vetëm, procesi është gjithëpërfshirës dhe bazohet në modelin biopsikosocial.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy