Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefinas Topalli ka rrëfyer këtë të mërkurë arsyen se përse ajo është përplasur me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Në një intervitë në "Abc News", Topalli është shprehur se përplasja nisi në vitin 2014, kohë në të cilën Basha përpiloi një urdhër të brendshëm në PD që kishte të bënte me zgjedhjet brenda selisë blu.
Në urdhër thuhej se për zgjedhje nuk duhet të kandidonin kryetarët e seksioneve, grupseksioneve apo kryetarëve të bashkisë e deputetëve që kishin humbur në zgjedhjet e vitit 2013.
Urdhërin në fjalë Topalli e cilësoi si “Stalinist” dhe në përballjen që pati me Bashën, ai i Kshte thënë se ajo kishte të drejtë. Por pavarësisht kësaj, Basha e ka lënë urdhërin në fuqi.
“Ky urdhër ishte i paprecedentë dhe unë i kam shkuar në zyrë dhe jam përplasur me të. Ai më dha të drejtë por urdhri qëndroi në fuqi dhe atë e shkeli vetë Basha, që është humbës në zgjedhje dhe rikandidon brenda partisë. Sipas standardeve të Berishës atij nuk do t’i shkonte ndërmend që të rikandidonte”,- tha Topalli.
Ish-kryetarja e Kuvendit deklaori më tej se fillimisht mendoja se nuk e njihte partinë por ajo që kuptova më pas ishte se nuk i interesonte ta njihte partinë… e logjikoja e shihja por nuk e përbrendësoja dot… pastaj gjëja nuk kishte as logjikë politike e as njerëzore. "Një forcë politike duhet të ketë një zgjedhje vlerash, një meritokraci, sepse synimi është të shtosh votat përmes paraqitjes së disa ideve, meritokracisë dhe shpresës", tha Topalli.



