Shpërndarja masive e vaksinës ruse kundër Covid-19 do të fillojë në shtator.
Kështu është shprehur ministri rus i shëndetësisë Mikhail Murashko në një takim me mjekët në rajonin e Irkutsk.
"Dorëzimi i sasive të mëdha të vaksinës do të fillojë që në Shtator. Grupet e monitorimit pas regjistrimit janë duke u formuar, më shumë se 2.500 njerëz janë rekrutuar tashmë dhe numri i tyre i përgjithshëm do të arrijë në 40,000. Një numër i vaksinave të tjera janë duke u zhvilluar. Do të arrijmë në sasitë maksimale në periudhën nëntor-dhjetor. Do të jetë e mundur që shumë individë të vaksinohen kundër gripit dhe koronavirusit të ri në periudha të ndryshme që prej nëntorit", tha Murashko.



