Bjellorusia njofton që njësitë e përbashkëta ushtarake rajonale janë të gatshme për mbrojtje

Bjellorusia njofton që njësitë e përbashkëta ushtarake rajonale janë të gatshme për mbrojtje

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë, njoftoi se forca rajonale e përbashkët Rusi-Bjellorusi është e gatshme për detyrën e mbrojtjes.

Zëvendësministri bjellorus i Mbrojtjes, Andrey Zhuk, në një deklaratë tha se përgatitja dhe koordinimi i forcave të përbashkëta rajonale është kryer që nga fundi i tetorit në kuadër të vendimit të marrë nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.

Njësitë ushtarake kanë kryer shumë stërvitje, tha Zhuk, duke shtuar: "Sot mund të thuhet se njësitë ushtarake rajonale janë të gatshme për të mbrojtur Shtetin e Bashkimit Rusi-Bjellorusi".

Zhuk informoi se në të ardhmen do të vazhdojnë të punojnë drejt përsosjes së njësive të përbashkëta ushtarake rajonale në nivele të ndryshme.

Më tej Zhuk informoi se në territoret bjelloruse do të mbahen stërvitje të përbashkëta fluturimi dhe se në fund të vitit do të zhvillohet stërvitja ‘Mburoja-2023‘ e ushtrisë së Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ndërkaq, Sekretari i Sigurimit Shtetëror të Bjellorusisë, Alexander Volfovich, ka vënë në dukje se njësitë e përbashkëta ushtarake rajonale janë prej elementëve të parandalimit strategjik.

Më tej Volfovich theksoi se "ky është një element që duhet të ftohë kokat e zjarrta në Perëndim, i cili sot ka një politikë agresive ndaj Shtetit të Bashkimit Rusi-Bjellorusi".

Putin dhe Lukashenko në muajin tetor formuan forcën e përbashkët rajonale të përbërë nga njësitë ushtarake të dy vendeve, me arsyetimin e rritjes së tensioneve në kufijtë e Shtetit të Bashkimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy