
Prej shtatë muajsh kemi një ligj në bazë të të cilit do të funksionojë institucioni i arbtrazhit shqiptar, i cili ende nuk ka nisur nga puna. Për ketë arsye ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, ka nisur një fushatë informimi për grupet e interesit dhe bizneset. Sa i takon humbjeve të shtetit shqiptar në arbitrazhin ndërkombëtar, Manja pranoi situatën por nuk dha shifra.



