‘Dështimi i Kuvendit të Kosovës/ Spahiu: Qeveria teknike s'ka efekt. Kurti të lëshojë pe për të kaluar ngërçin politik

‘Dështimi i Kuvendit të Kosovës/ Spahiu: Qeveria teknike s'ka efekt. Kurti të lëshojë pe për të kaluar ngërçin politik

Për të 12-tën herë me radhë ka dështuar mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thelluar krizën institucionale në vend.

Fibank 

Përballë kësaj situate, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar krijimin e një qeverie nacionale të tranzicionit, si mënyrë për të kapërcyer bllokimin aktual. 

Por analisti Nexhmedin Spahiu, i ftuar në “MCN Live”, u shpreh skeptik ndaj këtij propozimi, duke theksuar se një qeveri teknike nuk është zgjidhje efikase për krizën.

 Besoj se është çështje numrash akoma dhe akoma është një çështje pazari. 

Është ditur se VV i leverdiste që të kishte një koalicion me LDK, kurse asaj nuk i leverdis që të ketë koalicion me Vetëvendosjen. 

Propozimi për qeveri gjithëpërfshirëse është më shumë një shmangie nga përgjegjësia. Në një qeveri ku të gjithë janë pjesë, askush nuk mban përgjegjësi dhe shteti shkon drejt shkatërrimit. 

Një qeveri teknike zakonisht drejtohet nga një figurë e dobët, e pranueshme nga të gjithë, pikërisht sepse nuk përbën kërcënim për interesat politike.

Në vend që të vendoset një lider i fortë, vendoset dikush që nuk ua prish punët të tjerëve. Dhe një figurë e tillë nuk mund të sjellë asnjë ndryshim real.

Një qeveri teknik nuk ka ndonjë ‘hajër’, kush do të vendosje kryeministër në atë qeveri teknike. 

 Për Spahiun, i mbetet përgjegjësia kryeministrit në detyrë Albin Kurti, që të lëshoj pe dhe t’i jap postin e kryeparlamentarit Fatmir Limaj, në mënyrë që të shkohet drejt zgjidhjes së ngërçit politik. 

Ai duhet të jetë më i hapur për kompromis. Mund të ofrojë postin e kryetarit të Kuvendit për Fatmir Limajn dhe të bëjë lëshime ndaj kërkesave të komuniteteve joshumicë, të cilët aktualisht po mbajnë peng votën.

Prandaj do duhej thjesht Kurti të jetë me dorëlirë që ta tejkalojë këtë ngërç politik. 

Shmangia e pazareve politike nuk është më opsion, nëse qëllimi është funksionalizimi i institucioneve dhe shmangia e krizës së thellë shtetërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy