Një shqiptar është arrestuar në flagrancë për vjedhje në Itali. Sipas mediave italiane, Erik Hasi, 35 vjeç, u vu në pranga në Contursi Terme.
Arrestimi i tij erdhi pas sinjalizimit të banorëve të Valvas se tre shtëpi ishin vjedhur gjatë natës nga një bandë prej katër hajdutësh.
Pasi kanë nisur kërkimet nëpër zonë, karabinierët kanë pikasur një makinë tip “Lancia Lybra” të parkuar dhe dy persona që përpiqeshin të hynin në një banesë.
Pasi kanë vënë re praninë e policisë, hajdutët janë arratisur me makinë dhe ndjekja ka përfunduar në autostradë.
Tre prej tyre ia kanë dalë të arratisen në këmbë në fushat përreth, ndërsa Erik Hasi është vënë në pranga.



