Procedohet penalisht drejtori i spitalit të Beratit

Procedohet penalisht drejtori i spitalit të Beratit

Procedohet penalisht drejtori i Spitalit Rajonal të Beratit Idlir Frashëri, pasi doli në fushatë.

Frashëri procedohet për përdorim të funksionit publik në zgjedhje.

Ai doli në fushatë me disa punonjës të spitalit dhe deputetin e zonës Berat 

Drejtoria për Hetimin e Korrupsionit mbi bazën e një denoncimi, filloi procedimin penal për shtetasin I.F, pasi duke qenë në funksion publik të Drejtorit Rajonal të Spitalit Berat, në bashkëpunim me disa punonjës të këtij spitali dhe deputetin e zonës G.R., kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktive në zgjedhje” dhe  “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të  Kodit Penal.

Materialet procedurale  i kaluan për kompetencë  Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe  “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të  Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy