Prezantohet harta e re gjyqësore, Llagami: Koncepti ynë të kemi më pak gjykata. Manja: Rritet cilësia (VIDEO)

Prezantohet harta e re gjyqësore, Llagami: Koncepti ynë të kemi më pak gjykata. Manja: Rritet cilësia (VIDEO)

Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i prokurorisë dhe Ministria e Drejtësia kanë rënë dakord për një hartë të re gjyqësore e cila parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe atë administrative.

Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, teksa prezantoi propozimin për hartën e re gjyqësore, u shpreh se koncepti është që të ketë më pak gjykata dhe më shumë cilësi. Sipas Llagamit, propozimi është bërë për të rritur eficiencën në gjykata shqiptare, teksa theksoi se janë të hapur për diskutime.

Koncepti ynë është më pak gjykata, më shumë cilësi. Qytetarët do na përkrahin në këtë reformë që t'i shkojmë deri në fund. Jemi të hapur për të diskutuar shqetësime që janë parimore, por nuk duhet të na pengojnë në gjetjen e zgjidhjeve. Këto vendime të vështira duhet t'i marrim të gjithë bashkë. Jemi të hapur për të diskutuar këtë propozim që grupi i punës e ka bërë për të rritur eficiencën në gjykatat tona.

Ndërsa ministri Ulsi Manja në fjalën e tij tha se kjo hartë përmbush pritshmëritë e qytetarëve. Ai u ndal edhe te distanca e qytetarit me gjykatës. Ministri beri të ditur se ndonëse selia e gjykatës do të mbyllet, në godinën ekzistuese do të qëndrojë një sportel i hapur për shërbimet e qytetarëve.

Tashmë është koha e duhur që me investimet që kemi kryer për sistemin gjyqësor të përkthehet në përfitime për qytetarët. Duhet të garantojmë që qytetarët të marrin drejtësi nga një gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm. Një nga instrumentet që kemi në dorë është harta e re gjyqësore. Me qëllim rritjen e produktivitetit të gjykatave sjellim këtë propozon për rishikimin e hartës gjyqësore.

Ne jemi kujdesur që propozimi i ardhur nga KLGJ jo vetëm të balancojë përmbushjen e objektivave por të propozojmë bashkarisht një hartë gjyqësore që i përmbush interesat e qytetarëve shqiptarë. Një nga çështjet që kemi pasur në vëmendje ka qenë edhe garantimi i shërbimeve nga gjykatat sa më afër qytetarëve. Ministria ka shqyrtuar edhe garantimin e aksesit. Kjo është edhe një nga kritikat që ka pasur.

Ky propozim është balancimi më i mirë, afërsisë së gjykatës me qytetarin, rritjes së cilësisë. Distanca e qytetarit me gjykatën duhet analizuar më thellë. Sa i takon distancën ky propozim garanton që të përmbushte standardi i distancës së gjykatave. Lëvizjet demografike kanë treguar se popullsia është e përqendruar në zonat urbane, kryesisht në Tiranë dhe Ultësirën Perëndimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy