Britania, një hap larg karantinës

Britania, një hap larg karantinës

Sekretari i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, paralajmëroi se do të rivendosen masat e karantinës kombëtare nëse rritja e rasteve të Covid-19 nuk vendoset nën kontroll.

Gjatë një interviste, Hancock tha se Britania ndodhet në pikën kulminante të betejës për të limituar përhapjen e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit u raportuan 4 422 raste të reja, që është rritja më e madhe ditore që prej muajit maj.

“Njerëzit duhet të ndjekin rregullat, përndryshe do të marrim masa”,- tha Hancock.

Ai foli pas vendimit të Qeverisë se njerëzit në Angli që refuzojnë urdhërin e vetë-izolimit do të gjobiten me 10,000 paundë (12,917$).

Ligji kërkon që njerëzit që testohen pozitivë, ose gjurmohen si një kontakt i afërt,  të vetë-izolohen.

Ndërkohë, shumë vende europiane po shohin një rritje të të infektuarve me Covid-19.

Franca regjistroi 13,498 raste të reja ditën e shtunë, që është një rekord i ri që prej nisjes së pandemisë.

Ndër të infektuarit ishte edhe ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire.

Në Spanjë, qeveria e Madridit lajmëroi se në 6 zona të qytetit do të ndalohet qarkullimi me makina për të paktën 14 ditë dhe parqet do të mbyllen.

Në Irlandë, Dublini ka patur një rritje të shpejtë të rasteve në javët e fundit.

Nga 2,626 raste të konfirmuara, 1,445 apo 55% erdhën nga Dublini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy