Sërish probleme në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë. Mësohet se pala greke punon me regjistra vetëm në dalje ndërsa në hyrje të Greqisë lejohen vetëm personat me dokumentacion grek.
Prej ditës së djeshme, pika e Kapshticës është e bllokuar, çka ka bërë që radhët e automjeteve të arrijnë disa kilometra.
Ditën e djeshme, drejt shtetit grek u lejuan të kalonin vetë shtetasit me pasaportë greke, të vendeve të tjera të BE, por edhe ata nga Himara. Shumë udhëtarë hodhën hipotezën se kjo sjellje e autoriteteve doganore greke ishte një hakmarrje e Athinës për çështjen”Himara”.



