Mengjesi i sotëm ka nisur me breshër në kryeqytet, të cilat përggjatë disa minutave, zbardhën hapësirat përreth.
Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak në orët e pasditës temperaturat do të vijojnë të ulen dhe në zonat e thella do të ketë reshje dëbore.
Reshjet e shiut do të kthehen në vend gjatë ditës së sotme. Gjithashtu disa reshje të pakta shiu do të regjistrohen në zonat malore në orët e paradites.
Ndërsa në mbrëmje kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht.
Temperaturat do të pësojnë ulje gjatë orëve të mëngjesit dhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 14°C.
Era do fryjë e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi perëndimor -veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 5 ballë.



