Pas hipotekave, fillojnë dorëheqjet edhe tek tatimet pas urdhërit të Ramës

Pas hipotekave, fillojnë dorëheqjet edhe tek tatimet pas urdhërit të Ramës

Pas urdhërit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama, 35 drejtorët e Hipotekave kanë nisur të dorëzojnë dorëheqjet.

Burime nga Drejtoria Qendrore e Hipotekave bëjnë të ditur për Tv Klan se thuajse të gjithë i kanë paraqitur aktet e largimit vullnetar nga detyra.

Kryeministri u kërkoi publikisht të largohen nga postet, për shkak të performancës së dobët në përgjigjet për shqetësimet e qytetarëve, në regjistrimet e pasurive.

Kreu i Qeverisë tha se zvarritja e punës ishte pasojë e mosnjohjes se ligjit, mungesës së arsimit apo për arsye korruptive.

Zyra e Hipotekave është një prej institucioneve më të kritikuar nga Kryeministri. Kritika ka pasur edhe ndaj Drejtorisë së Hetimit Tatimor, ku edhe aty kanë nisur dorëheqjet në radhët e drejtuesve.

Ministria e Financave konfirmoi dorëheqjen e 4 zyrtarëve të lartë të Tatimeve, atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Hetimit Tatimor dhe 3 Drejtorëve Rajonal të Hetimit, në Tiranë, Fier dhe Shkodër.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy