Vodafone dhe One nën hetim/ Stafa: Kanë marrëveshje të fshehtë në kurriz të qytetarëve. AKEP nuk ka shqyrtuar asnjë ankesë

Vodafone dhe One nën hetim/ Stafa: Kanë marrëveshje të fshehtë në kurriz të qytetarëve. AKEP nuk ka shqyrtuar asnjë ankesë

Autoriteti i Konkurrencës ka vënë nën hetim paraprak dy kompanitë Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA për shkak se ka dyshime se po shkelin rregullat e tregut.

Hasan Stafa nga Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Economy se One dhe Vodafonë kanë një marrëveshje të fshehtë e cila bie në kurriz të konsumatorëve.

Duke vijuar Stafa tha se AKEP s’ka marë asnjëherë në shqyrtim ankesat e qyterarëve apo grupeve të caktuara të konsumatorëve.

Sipas Stafës ka disa mënyra si këto kompani vjedhin, që nga rritja e tarifave si dhe me modalitete të tjera.

Sot është reduktuar në dy SHA, në dy rrjete të telefonisë, Vodafone dhe One, një biopol që vendos çdo gjë sipas interesave të veta financiare mbi konsumatorin. E imponon në një farë mënyrë. Nga ankesat më të thjeshta, më publike, nëse një kontratë ishte 700 lekë para një voto, tek One një vit më pas u bë 8. Është diktat që vendoset mbi xhepin e konsumatorit. Mbi 40% brenda dy vitesh, të vendoset një çmim krej tjetër duke shitur ajrin në mënyrë të tillë për ta imponuar për gjithçka. Nëse sot bën një rimbushje, kryesohet zonat rurale, nëse sot është data 14 dhe bën rimbushje sot, muajin tjetër do e bësh një ditë para se ndryshe të mbyllet sistemi dhe t’i vjedh paratë që ke në llogari. Është mënyrë tjetër e vjedhjes. Për 12 muaj e vitit janë 12 ditë, gjysmë muaji.  Një lloj abuzimi tjetër.

Është një marrëveshje e fshehtë mes një biopoli që dëmton përditë xhepin e konsumatorit. Nga muaji në muaj po rriten tarifat.

Aty ku mundon konkurrenca ka diktat, ku ka diktat dëmtohet konsumatori. AKEP kurrë nuk ka gjetur një gjuhë për të marrë në konsideratë këto ankesa nga konsumatorë të veçantë apo grupe konsumatorësh për t’i hetuar dhe për t’i adresuar tek Autoriteti i Konkurrencës dhe për të bërë një punë të përbashkët që konsumatori të mos vidhet.

Stafa thotë se ankesat më të shumta për ndërprerje të sinjalit të telefonisë vijnë nga konsumatorët në Dibër, Gramsh, Malësi të Madhe dhe Burrel.

Kryesisht në zonat rurale. Kemi Dibrën, Gramshin, Malësinë e Madhe, Burrelin. Nga këto zona vijnë më tepër dhe ankesat për ndërprerje të sinjalit të telefonisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy