Politika e jashtme në 2023, Milo: Nuk iu afruam më shumë BE-së dhe u ftohëm me Kosovën

Politika e jashtme në 2023, Milo: Nuk iu afruam më shumë BE-së dhe u ftohëm me Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, bëri një analizë të politikës së jashtme të Shqipërisë gjatë vitit 2023. Milo u ndal në mënyrë të veçantë te bashkëpunimi me Kosovën.  

Nuk pati hapje të Konferencës Ndërqeveritare, ndaj nuk mund të flasim për sukses.

Shqipëria në mënyrë konstante ka ndjekur politikë të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Ka pasur disa probleme në komunikimin dhe bashkëpunimin me Kosovën, që nuk pritej. Është një situatë e krijuar vitin e fundit.

Në politikën rajonale iniciativa e Ballkanit të Hapur ngeci. Ka pasur disa arsye që nuk shpjegohen shumë me faktorët lokalë, sesa me faktorët europianë. P.sh. dyshimi se nisma mund të mbivendosej në procesin e Berlinit.

Rama e paralajmëroi këtë, pa përdorur termin dështim, por duke u shprehur se nisma e përfundoi misionin e vet. Nisma nuk arriti të merrej me problemet themelore, me të cilat pretendohej se do të merrej.

Ministri i Jashtëm është më në dijeni se të tjerët mbi shkallën e arritjeve që ka pasur politika e jashtme. Deklaratat e çdo ministri në fundvit janë të karakterit të bilancit. Në këtë bilanc numërohen arritje por duhen nënvizuar edhe ato që nuk janë bërë. Të qenit transparent është kërkesë e vazhdueshme e zyrtarëve.

 Ndërsa në lidhje me negociatat për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, Milo tha se ato janë lënë në hije nga çështja Beleri.  

Historikisht ka pasur qasje të ndryshme. Edhe në kohën e presidentit Meta, Presidenca ka një qasje paksa ndryshe ose kërkon garanci më të mëdha përsa është diskutuar deri tani, përsa është arritur në përcaktimin e disa linjave mes negociatorëve të dy vendeve.

Është kërkesë kushtetuese që negociata të tilla duhet të zhvillohen vetëm pasi kreu i shtetit jep aturoizimin. Begaj ka një ekip këshilltarësh, që e orientojnë dhe ai nuk është i bindur se ajo që është arritur deri tani nuk përfaqëson interesat e Shqipërisë. Ky hezitim që ka muaj të tërë, ka bërë që çështja të ngecë. Çështja Beleri ka bërë që kjo të kalojë në plan të dytë. Pra, duhet ti jepet zgjidhe çështjes Beleri dhe pasi të zgjidhet ajo do të mund të shqyrtohen edhe të tjerat.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy