Një 33-vjeçar ka rënë pranga të policisë së kryeqytetit, pasi i ofroi ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur gjobën.
Në rrugën “Teodor Keko” efektivët e policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet E. R., 33 vjeç, banues Tiranë.
Ky shtetas është konstatuar duke drejtuar automjetin e tij tip "Mercedes Benz”, duke komunikuar në aparat telefonik dhe pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimi ka rezultuar debitor me 7 masa administrative të pa shlyera.
Gjithashtu drejtuesi i mjetit ka rezultuar pa dokumentacionin përkatës.
Ky shtetas ka tentuar ti japë 3000 të reja, për t’ju shmangur masës administrative për shkeljet e konstatuara.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.



