
Shqipëria mbetet me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.
Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të jenë më tepër prezente në vend duke u zhvilluar përkohësisht, duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në zona të thella malore.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Vendet Lindore do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta cilat do të sjellin reshje të pakta dëbore.
Po ashtu me vranësira të shumta por me reshje në formë shiu paraqiten Britania e Madhe dhe pjesërish Europën Qëndrore.
Ndërsa nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jetë pjesa më e madhe e Europës.



