
Erjus Tufa njihet si një nga pilotët më të dalluar dhe kampionë në disiplinën Supermoto në Shqipëri, duke spikatur për pasionin dhe përkushtimin e tij në motorsport.
I ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai foli për rrugëtimin e tij në gara, sfidat e këtij sporti dhe përpjekjet për ta mbajtur gjallë motorsportin në vend, si një shembull frymëzimi për garuesit e rinj në të gjitha disiplinat.
Tufa është shpallur kampion në Supermoto, si dhe ka arritur suksese në garat e drag dhe motard. Ai garon si në pista asfalti, ashtu edhe në terrene malore, përfshirë aktivitetet “Real Albania” që zhvillohen në lartësi mbi 2 mijë metra.
Shpejtësia më e madhe arrihet në asfalt, por edhe garat malore kanë emocionin e tyre. Jam i apasionuar pas shpejtësisë.
Motori që përdor aktualisht ka rreth 210 kuaj fuqi dhe, sipas tij, ka arritur shpejtësi mbi 300 km/h, si në Shqipëri ashtu edhe në pista jashtë vendit ku ka konkurruar.
Supermoto është një sport i zhvilluar, por shpesh shihet me frikë nga prindërit për shkak të perceptimit si i rrezikshëm.
Motori nuk është i rrezikshëm nëse e respekton, nëse je i pajisur me veshjet dhe mbrojtëset e duhura dhe garon në pista të përshtatshme.
Në Shqipëri, sipas tij, mungon një pistë e madhe e standardeve ndërkombëtare, megjithatë ka pritshmëri që një e tillë të ndërtohet në Elbasan.
Pavarësisht vështirësive, motorsporti është gjallë dhe komuniteti po përpiqet ta mbajë aktiv, në mënyrë që brezi i ri ta ketë më të lehtë rrugën drejt garave.
Neve na mungon një pistë e madhe në Shqipëri dhe pse po presim të ndërtohet në Elbasan.
Erjus Tufa merret me këtë sport që prej vitit 2008. Ai pranon se kërkon shumë përgatitje fizike dhe përqendrim maksimal.
Në momentin që vendos kaskën, harron gjithçka tjetër.
Gjatë karrierës nuk kanë munguar as incidentet e vogla, por rëndësi ka të ngrihesh sërish dhe të mos heqësh dorë. Pajisjet mbrojtëse janë thelbësore, përfshirë veshjet me fibra karboni, që ofrojnë siguri edhe në gara të gjata që mund të zgjasin deri në 12 orë.
Një nga sfidat kryesore mbetet financimi, pasi shumica e shpenzimeve mbulohen nga vetë sportistët. Kemi nevojë për sponsorë. Vetëm një palë goma kushton shumë dhe të gjitha shpenzimet i përballojmë vetë.
Fillimet e mia kanë qenë me motorët Kawasaki, markë që, ka qenë gjithmonë pjesë e pasionit të tij. Përveç garave tradicionale, kam marrë pjesë edhe në aktivitete të veçanta, si gara me motorë me goma me gjemba në akull, të përshtatura për terrene të ngrira.
Kam tetë motorë sepse çdo kategori ka motorin e vet.
Mendoj se ai qe nuk ka provuar nje motor, jeton kot.
Rrugëtimi i Erjus Tufës mbetet një histori këmbënguljeje, pasioni dhe përkushtimi ndaj një sporti që kërkon guxim, disiplinë dhe sakrificë.



