Sadushi: Mbi 14 mijë dosje në GJL, ende mbeten në pritje të një vendimi. Shteti rezulton gjyqhumbës në pjesën më të madhe të gjyqeve administrative

Sadushi: Mbi 14 mijë dosje në GJL, ende mbeten në pritje të një vendimi. Shteti rezulton gjyqhumbës në pjesën më të madhe të gjyqeve administrative

14 081 mbeten ende në pritje të një vendimi në Gjykatën e Lartë.

Në bilancin e fundvitit, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se një gjyqtar jep në vit 429 vendime, çka sjell mbinkarkesë për ta.

 

Ulja e backlog në 61%, është tregues domethënës i Gjykatës së Lartë veçanërisht në kushtet kur në Gjyakatat e Apelit stoku i çështjeve vijon të rritet. 

 

Në 5 vitet e fundit janë dhënë 30 269 vendime duke e reduktuar backlog-un në 14 081 çështje. Vetëm gjatë vitit 2025 janë dhënë 6876 vendime. Prej të cilave 2506 janë dhënë nga Kolegji  Administrativ, 2398 nga Kolegji Civil, 1975 nga Kolegji Penal. Krahas vendimeve njësuese që kanë përcaktuar standartete e reja për zbatimin e ligjit, presin zgjidhjen e tyre dhe katër vendime të tjera.

 

Referuar numrit të vendimeve të dhëna dhe 2513 çështjeve të reja të regjistruara, norma e likuidimit të çështjeve ka arritur në 273%. 

 

Çdo gjyqtar ka dhënë mesatarisht 429 vendime në vit. Këto shifra nuk janë normalitet gjyqësor, ato janë stërmundim profesional dhe dëshmi se GJL ka ruajtur funksionimin e sistemit nën presion të vazhdueshëm strukturor.

 

 

Më tej, në fjalën e tij Sadushi tha se vijon të mbetet problematike cilësia e dobët e rekurseve. Ai tha se nuk e kanë kaluar testin e  pranueshmërisë 60% e rekurseve në Kolegjin Civil, 71% në Kolegjin Administrativ dhe 82% në Kolegjin Penal. 

 

Sipas Sadushit, gjyqhumbës me i madh rezultojnë organet shtetërorë me 55% të totalit të çështjeve. 

 

Vijon të mbetet problem serioz cilësia e dobët rekurseve. Nuk e kanë kaluar testin e  pranueshmërisë 60% e rekurseve në Kolegjin Civil, 71% në Kolegjin Administrativ dhe 82% në Kolegjin Penal. Për rrjedhojë, koha gjyqësore po shpenzohet për ankime që nuk plotësojnë standardin ligjor të gjykimit kasacional. Kjo nuk i shërben as qytetarit, as shtetit, as vetë drejtësisë.

 

Në fushën administrative dhe pjesërisht në atë civile, rekurset e papranueshme u përkasin kryesisht organeve publike. Në vitin 2025, organet publike rezultojnë gjyq-humbëse në 55% të çështjeve administrative (1.016 çështje), ndërsa individët dhe subjektet privatë në 42% (777 çështje). Në fushën penale, prokuroria rezulton gjyq-humbëse në 18.4% të çështjeve (302 çështje), ndërsa individët në 80.2% (1.323 çështje). Kjo situatë evidenton problematika në përfaqësimin ligjor, moshartimin siç duhet të rekurseve, mosndjekjen apo mosnjohjen e praktikës së Gjykatës së Lartë dhe ngatërrimin e rolit të gjykatës kasacionale me gjykatat e faktit. Filtri kasacional në hyrje i zbatuar nga Kolegji Administrativ ka funksionuar me eficiencë: 32% e rekurseve administrative të regjistruara janë konstatuar haptazi të pabazuara, duke frenuar shtimin artificial të çështjeve në pritje.

 

Sadushi tha se aktualisht në detyrë janë 307 gjyqtarë nga 417 që do duhej të ishin.

 

Aktualisht janë 307 gjyqtarë efektivë në detyrë, përballë 417 të parashikuar nga struktura organizative, çka do të thotë se sistemi funksionon me vetëm 73.6% të kapacitetit të tij, ose me 110 gjyqtarë më pak. Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese nëse merret parasysh se deri në vitin 2028 nga Shkolla e Magjistraturës parashikohet të dalin jo më shumë se 67 gjyqtarë të rinj. Nëse i referohemi standardeve të CEPEJ, Shqipërisë do t’i nevojiteshin rreth 587 gjyqtarë, çka nxjerr në pah një disproporcion të thellë ndërmjet nevojave reale dhe kapaciteteve aktuale të sistemit. Ky realitet dëshmon mungesë vizioni strategjik për hyrjet e reja në sistem. Sot është domosdoshmëri të  merren masa konkrete për korrigjimin e menjëhershëm të kuotave të pranimit në Shkollën e Magjistraturës. Në këtë panoramë të përgjithshme mungesash, gjykatat e apelit përbëjnë sot hallkën më kritike të sistemit gjyqësor, duke funksionuar me vetëm 55.9% të trupës gjyqësore të parashikuar, çka rrezikon seriozisht aftësinë e tyre për të përballuar volumin e çështjeve dhe për të garantuar afate të arsyeshme gjykimi

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy