Serbia me shpejtësinë e Usain Bolt/ Xhamajkani, ambasador i Expo 2027 në Beograd

Serbia me shpejtësinë e Usain Bolt/ Xhamajkani, ambasador i Expo 2027 në Beograd

Në krah të njëri tjetrit dhe me lëvizjen ikonike të njeriut më të shpejtë në planet presidenti Aleksandër Vuçiç dhe legjenda e atketikës Usain Bolt i hapën rrugë një bashkëpunimi që do të përfaqësojë imazhin e Serbisë në botë.

Vrapuesi xhamajkan, fituesi i shumë medaljeve të arta olimpike do të jetë ambasador i EXPO 2027, një prej ngjarjeve më të mëdha inovative që do të mbahet në Beograd.

Usain Bolt falënderoi presidentin Vuçiçin dhe popullin e Serbisë për rolin e tij si ambasador dhe nuk e fshehu afinitetin për trashëgiminë sportive të vendit dhe mbështetjen e të rinjve për sportin. 

Mendoj se është thelbësore dhe diçka që vazhdoj ta mbështes dhe ta dua.

Ndërsa presidenti serb Vuciç, dukshëm i kënaqur me këtë arritje foli për një tjetër shpejtësi të Serbisë. 

Duam të thyejmë të gjitha rekordet dhe të jemi më të mirët e të gjitha kohërave, duke na bërë po aq të vështirë për t'u tejkaluar sa vetë Usain Bolt.

Emërimi i Bolt si ambasador i Serbisë në Expo 2027 bashkon simbolin më të njohur në botë të shpejtësisë, lojës dhe energjisë pozitive. Si një njeri që transformoi rrjedhën e atletikës, Bolt do të përdorë rolin e tij si ambasador për të ndihmuar në ndarjen e vlerave të lëvizjes, frymëzimit dhe solidaritetit - me miliona njerëz në të gjithë globin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy