Sidorela Zeqaj këngëtarja e suksesshme nga Mallakastra e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer se që 19 vjeçe ka qenë pjesë e botës së muzikës.
Ajo tregon se koncertin e parë e ka nisur në Greqi në 2017, ndërsa shtysë e këtij rrugëtimi ka qenë xhaxhai i saj i cili ka zbuluar dhe talentin e saj teksa këndonte potpuri.
Verën e ka të mbushur me dasma dhe koncerte, ndërsa së fundmi ka publikuar dhe këngën e saj më të re ‘Digje shaminë’ me të cilën synim për t’ua servirur njerëzve në dasma sa më shumë.

I kemi mbyllur datat e dasmave dhe shpresojmë që Zoti të na japë shëndet dhe forcë. Fundjavat janë kryesisht të zëna të gjitha, në jug. ‘Digje shaminë’ është publikimi im i fundit dhe është pritur mirë dhe duke qenë se është këngë dasme kam qëllim që tua servis sa më shumë. Babai im e ka zbuluar talentin tim kur isha 11 vjeçe kur këndoja potpuri sepse ai vinte dhe nga ajo fushë.
Kam kënduar dhe në gjimnaz dhe pasi shkova me studime në Tiranë nisa dhe të punojë duke kënduar ku ishin dhe fillimet e mia. Isha 19 vjeçe kur nisa të këndoja, por nuk kam studiuar për kanto por kam bërë vetëm kurse, edhe pse mendoj se praktika është ajo që të bënë më të mirë.
Koncerti im i parë ka qenë në janar 2017 në Greqi, ishte shumë bukur dhe shumë emocione dhe mendova të mos e ndal më asnjëherë këtë rrugëtim të bukur.
Xhaxhai im ishte gazetar, në 2016 shkoi në Londër për një jetë më të mirë por pësoi infarkt dhe ishte ai që më shtynte duke më thënë se duhet të bëhesh patjetër këngëtare dhe i dhashë vetes shumë forcë për tu bërë dikush në jetë dhe besoj se ja kam arritur dhe ai për mua është një engjëll mbrojtës.



