Trafiku i drogës, flet Dritan Demiraj: E përfshirë, edhe Kodheli

Trafiku i drogës, flet Dritan Demiraj: E përfshirë, edhe Kodheli

Dritan Demiraj, ish-ministri teknik i Ministrisë së Brendshme, deklaron se Ministria e Mbrojtjes është e përfshirë në trafikun e drogës qysh nga tetori i vitit 2013. Ja postimi i plotë në Facebook: 

Te nderuar miq!

Prej tre vitesh, ne detyra te ndryshme edhe si Minister I Brendshem kam denoncuar me fakte veprimtarine korruptive dhe kriminale me qendren e radareve dhe bashkepunimin e trafikanteve. Ne shume raste operacionet policore, nen drejtimin e tim, perfundonin pa rezultat per shkak te fikjes se radareve ne QNOD. Pergjigjet e klanit Habilaj njoftojne se ata kane pasur njerezit e tyre ne institucione.

E verteta do te dale se shpejti ne drite te diellit dhe do te verboi politiken e korruptuar.

Kjo histori fillon me ne muajin Tetor 2013 me tenderin e mirembajtjes se radareve, moskryerjen e sherbimeve ne to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantet e Forcave Detare (nen drejtimin Sekretarit te pergjithshem te ministrise se Mbrojtjes ) gje qe coi ne ngritjen e autostrades se droges ne Adriatik.

Ne cilesine dhe pergjegjesine e shtetarit, kam ndare cdo shqetesim dhe informacion me partneret strategjike te vendit ne menyre qe te parandalonim nje dite kete skandal.

E verteta e skandaleve ne Policine e Shtetit, atyre qe drejtuan dhe mundesuan trafikun e droges, korrupsionit dhe lidershipit te Ministrise se Mbrojtjes do te dale se shpejti dhe fajtoret do te pergjigjen para ligjit. DD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy