Rama: Ndalohen grumbullimet, lufta nuk ka mbaruar

Rama: Ndalohen grumbullimet, lufta nuk ka mbaruar

Kryeministri Edi Rama iu rikthye sot daljeve live për situatën e koronavirusit në vend. Numri i madh i rasteve të reja, 82 të tilla në 24 orët e fundit, dhe më i larti që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, e detyruan kreun e qeverisë t’u rikthehet lidhjeve live në Facebook, nga ku u drejtohet qytetarëve.

Rama tha se do të ketë penalizime për të gjithë ata që shkelin rregullat.

Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik. Liria e lëvizjes është e garantuar, e shprehjes nuk është vënë kurrë në diskutim. Grumbullimet nuk lejohen, Policia e Shtetit nuk do të bëjë asnjë lëshim. Kush merr pjesë në grumbullime do të penalizohet individualisht”, tha ai.

Rama kërkoi respektimin e rregullave nga të gjithë qytetarët. 

"E kemi ditur dhe kemi thënë se numrat do të rriten. Pasojat janë gjëja më normale që ndodh pas hapjes. Që po u ndodh të gjitha vendeve, ku më shumë e ku më pak. Ju kam kërkuar, ju kemi kërkuar vijimisht të mirëkuptoni nevojën për një solidaritet të ri dhe respektimin e rregullave. Secili të respektojë rregullat. Me polici e ushtarë mund të kontrollosh mbylljen, por nuk mund të disiplinosh hapjen nëse qytetarët nuk bëjnë të gjithë secili detyrën e tyre të thjeshtë”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy