Studentja e kantos në Liceun Artistik Alsea Shehu, është një 16-vjeçare e talentuar në muzikë, e cila që në moshën 10-vjeçare spikati me zërin e saj.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo rrëfeu se muzikën e mendon si profesionin e saj.
Kam filluar që 10 vjeç të këndoj, në fillim si hobi, pastaj e kuptova që kjo është ajo që dua të bëj. Babi e ka qejf ta dëgjoj muzikën.
Kam filluar të këndoj këngën e filmit “Frozen”. Ka qenë kënga e parë që kam kënduar nëpër shtëpi. Vitin e fundit kam menduar seriozisht që muzikën do e kem si profesion dhe për këtë arsye konkurrova dhe te liceu artistik.
Kam bërë kurs privat për pesë vite me profesore Kamela Islamaj. Prindërit i kam pasur shumë mbështetës në këtë rrugëtim.
Në Lice bëra audicion, performova me dy arie antike të Mozzartit. Kur u pranova dhe më erdhi mesazhi kam qenë shumë e gëzuar, bëmë festë në shtëpi.
Më pëlqen muzika klasike, por më shumë ajo e lehtë. Merrem dhe me piano dhe kitarë, jam duke i mësuar. Studioj shumë për kanto dhe detyrat që më japin mësuesit.



