Treska: Ka rritje të numrit të kredive të marra nga bizneset, në Shqipëri bëhen politika afatshkurtra (VIDEO)

Treska: Ka rritje të numrit të kredive të marra nga bizneset, në Shqipëri bëhen politika afatshkurtra (VIDEO)

Ekspertja kontabël Etleva Treska tha në studion e emisionit “MCN Economy” se këto kohë pa pasur një rritje të nivelit të marrjes së kredive nga bizneset në vendin tonë.

Treska theksoi se kreditë merren për investime dhe jo për të paguar borxhet dhe shtoi se pasojat negative të këtyre lëvizjeve do të shihen në një tjetër moment. Më tej, Treska tha se në Shqipëri bëhen politika sot për nesër ndërkohë që në botë strategjitë janë largpamëse.

Alarm që të merret kredia për konsum për të mbyllur borxhet. Kredia merret për t’u rritur. Nuk mund të gëzohet dikush që po merr kredi për borxhet. Në këto momente kemi filluar që po merret kredi, po do shohim se ku do shkojmë me marrje kredie.

Themi qeveria u ndodh pa pritur, s’ka qeveri që të mos ketë buxhet për momente të jashtëzakonshme. Mendoj që bëjmë politika sot për nesër, ndërsa bota mendon se çfarë do të bëhet pas 100 vitesh. Ka të bëjë politikat largpamëse.

Treska tha se të rinjtë nuk largohen nga vendi pasi paguhen pak pasi ka disa sektorë që japin një pagë të mirë, por nuk ofrojnë asnjë perspektivë dhe siguri për të ardhmen.

Kjo pjesa e të ikurit nuk vjen pasi të rinjtë paguhen pak. Në Call Center marrin paga, por aty nuk të japin asgjë, nuk ke perspektivë. Fasoneritë varen nga puna që i sjellin. Fryma që po ndodh në Shqipëri është alarm. Prindërit pranojnë mos ta shohin fëmijën vetëm, që ai të ketë mundësi, duke menduar se jashtë do hajë bukë dhe do të ketë një jetë më të sigurtë.

Ne nuk kemi standarde, punonjësin e rrit, dhe në fund të ikën, ne nuk i njohim standardet  nuk njohim as mbrojtjen e punëdhënësit.

Meqenëse është bërë rritje e kredive nuk mund të flasim për shlyerje. Të shohim si do shkojmë, nuk shihet në momente e para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy