
Thonë se sytë janë dritarja e shpirtit. Por sytë mund të jenë dritare edhe për zemrën dhe të ndihmojnë në parashikimin e rrezikut të infarktit dhe ishemive.
Enët e vogla të gjakut në pjesën e pasme të syrit në fakt preken nga ngurtësia arteriale dhe rritja e presionit të gjakut.
Këto janë përfundimet e studimit më të madh mbi këtë temë, i botuar së fundmi në revistën “Hypertension”, e Shoqatës Amerikane të Zemrës. Gati 55 000 njerëz të moshuar ose të moshës së mesme, që kanë marrë pjesë në studimin britanik Biobank, i vunë në dipozicion të studimit të ri të dhënat e tyre.
Në total, ekipi i studiuesve mori akses në 3.5 milionë seksione të enëve të gjakut dhe një program i automatizuar ekzaminoi imazhet e tyre dixhitale, duke bërë matjet e enëve të gjakut të secilit pjesëmarrës.
Analiza zbuloi se një pjesë e madhe e arterieve retinale lidhej me ngurtësi më të madhe arteriale dhe presion më të madh sistolik (vlera në momentin kur zemra kontraktohet).
Ky efekt në retinë nuk ka asnjë ndikim te të parët, por "potencialisht mund të na tregojë në mënyrë të shpejtë nëse personi ka më shumë rrezik të diagnostikojë sëmundje kardiovaskulare", shpjegon studiuesja kryesore, Alicia Rudnicka, nga universiteti “St. George” në Londër.
"Nëse ajo që po ndodh në pjesën tjetër të trupit reflektohet në atë që po ndodh në pjesën e pasme të syrit - përfundon ai - atëherë vlerësimi i morfologjisë retinale duhet të përfshihet në praktikën klinike midis faktorëve të rrezikut kardiovaskular", si mosha, nivelet e kolesterolit dhe presioni.



