Tomorri: Buxheti i vitit 2021, një buxhet i vështirë dhe i ndërtuar në supozime jo realiste (VIDEO)

Tomorri: Buxheti i vitit 2021, një buxhet i vështirë dhe i ndërtuar në supozime jo realiste (VIDEO)

Buxheti i vitit të ardhshëm, për gazetarin e ekonomisë Klodian Tomorri, pavarësisht se ministrja e ekonomisë Anila Denaj e ka quajtur "buxhet të rimëkëmbjes", nuk është i tillë. I ftuar në studionin e lajmeve në TvT, Tomorri u shpreh se bëhet fjalë për një buxhet të vështirë dhe me parashikime anormale.

“Në fakt norma e parashikuar për rritje ekonomike në buxhet është 5.5 pqërqind, sigurisht se ky projeksion për rritje ekoniomikie mbi bazën e kësaj rritjeje bazohet mbi një supozim i cili e “përfundon” pandeminë në fund të këtij viti, me këtë supozohet se kriza merr fund në vitin 2020, kurse në vitin tjetër shoqëria do ti kthehet normalitetit, e ky ëhstë supozim shumë i fortë, madje edhe misnitrja denaj e pranoi se nëse do të kemi një zgjatje të pandemisë, në vitin tjetër, sigurisht se skenarët e buxhetit do të ndryshojnë. Unë shoh një buxhet të vështirë dhe të ndërtuar në supozime jo realist”.

Tomorri sugjeron skenarë rezervë të qeverisë për buxhetin e vitit të ardhshëm.

 “Parashikimet ekonomike janë anormale, sidomos në situatën në të cilët po kalon bota, qeveria duhet të ketë skenarë rezervë se si do të zbus apo të adresoj goditjen që mund t’i vijnë ekonomisë gjatë vitit të ardhshëm”.

Sipas shifrave zyrtare 2020 u tkurr me 4% në raport me 2019. Gazetari Tomorri, e sheh si nxitje të punësimit kryesisht tre faktor prioritar të buxhetit 2021, nga të cilat mund të krijohen vene pune, sic janë plani i rindërtimit dhe projektet e infrastrukturës

“Unë mendoj se përsa i përket prioriteteve për vitin 2020, është infrastuktura dhe qeveria ka bërë publik disa projekte të infrastrukturës, dhe gjithashtu prioritet tjetër është skema e rindërtimit. Plani i rindërtimit mori gjatë vititi të kaluar afërsisht 300 milion euro, kurse vitin tjeterë edhe 28 miliard lekë, ose 230 milioin euro të tjera për rindërtimin e banesave, shkollave, spitaleve të dëtuara nga tërmeti. Këta janë tre sektore të cilat marrin pjesën më të madhe të parave të buxhetit, dhe kjo reflektohet në rritje e investimeve publike, dhe mendoj se ky është i vetmi front i qeverisë i cili mund të gjerenoj punsim. Kurse sektor të tjerë nuk shoh që mund të sigurojnë vende punë, shoh një viti i cili për ekonominë do të jëtë sfidues, dhe në këto kushte e shoh të vështirë që të pretendohet përr rritjë të qenësishme të punësimit. Ne duhet të bëjmë bilanc se sa vende pune janë bërë nga pandemia dhe sa janë hapur dhe sa kanë humbur përfundimisht, kjo duhet bërë edhe për bizneset dhe impaktet financiare, që kriza i ka lënë të bllokuara”.

Gazetari Tomorri, e cilëson faktin se qeveria ka vendosur të japë me koncesion rrugën Milot-Fier pavarësisht kritikave, duke e shtyer për herë të dytë afatin e kontratës, si një kontratë e cila ka vlerë të madhe e cila llogaritet se do të gjeneroj 4.5 miliard dollar. Tomorri vlerëson se konratat e mëdha që lëshohen në prag të vitit elektoral, të lën të dyshosh se mëndohet shumë më pak për fatin e qytetarëve, dhe se në fund tatimpaguesve u lihet fatura e kripur e pagesës së tatimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy